Një çift francez rrezikon deri në gjashtë vjet burg, kjo pasi që ata u kapën me 40 kilogramë rërë nga një plazh në Sardenjë.
Dyshja thanë se po e merrnin si suvenir dhe se nuk e dinin që kjo gjë përbënte krim, transmeton portali arbresh.info.
U mor nga plazhi i Chia në jug të ishullit dhe u fut në shishe plastike.
Shishet u gjetën nga policia në bagazhin e automjetit të tyre kur po hipnin në traget për në Francë.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa tha se ata përballen me një akuzë vjedhjeje, me rrethanën rënduese të vjedhjes së një pasurie të destinuar për shërbimet publike.
Më 1 gusht 2017, marrja e rërës nga Sardenja u bë e dënueshme./arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...