Google ADS

“Bale nuk do të jetë kurrë lider në Real Madrid”

15:30 | 20 Gusht 2019
Arbresh Info

Ish menaxheri i përgjithshëm te Real Madridi, Jorge Valdano ka pranuar se ishte i impresionuar nga Gareth Bale në fitoren ndaj Celta Vigos.

Valdano ka pranuar se ishte i befasuar nga përzgjedhja e Bales, transmeton portali arbresh.info.

“Isha i befasuar nga formacioni ndonëse luajtën të njëjtit megjithëse dukej sikur një skuadër tjetër”, ka thënë fillimisht Valdano.

Sa i përket Bales në veçanti, ai shtoi: “Ai nuk do të jetë kurrë lider, por vetëm një lojtar vendimtar”

“Nëse i shmanget lëndimeve, këtu nuk ka arsye për të menduar ndryshe”, përfundoi Valdano./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme