Hajnat vjedhin lokalin e një serbeje në Mitorvicë

14:32 | 20 Gusht 2019
Arbresh Info

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës bëhet e ditur se persona të panjohur, dje gjatë natës kishin hyrë me dhunë në lokalin e një qytetare serbe për të plaçkitur atë, shkruan arbresh.info.

“Ankuesja femër K-Serbe ka informuar se persona të panjohur gjatë natës kanë depërtuar me forcë në lokalin e saj dhe kanë vjedhur një TV me vlerë rreth 150 €. Njësitet  policore janë duke hetuar rastin.” Thuhet në raportin policor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme