Matteo Guendouzi thotë se Pierre Emerick Aubemeyang dhe Alexandre Lacazette janë sillur si vëllezër me të qysh pas transferimit të tij te Arsenali.
Francezi, i cili mbushi 20 vjeçar në muajin prill, tashmë ka bërë 50 paraqitje për “Topçinjtë” pas transferimit nga Lorienti në verën e vitit 2018, transmeton portali arbresh.info.
Ai thotë se dyshja në sulm te klubi londinez i kanë ndihmuar atij dukshëm të adaptohet në Angli.
Duke folur për Canal Football Club, Guendouzi ka thënë: ” Ai [Aubameyang] më shtynë pak në krahun e majtë çdo mëngjes së bashku me kolegun e tij në sulm Lacazetten, çdo mëngjes”
“Ata janë shumë të rëndësishëm për mua. Ata janë dy vëllezër të mëdhenj qysh pasi kam arritur, më kanë lehtësuar shumë gjërat këtu, në fushë dhe jashtë saj. Ata janë super djelmosha”, shton talenti në mesfushë./arbresh.info/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës