Një studim i ri nga një grup ekspertësh paralajmëron se Shtetet e Bashkuara e kanë humbur mbizotërimin ushtarak në rajonin e Oqeanit Paqësor. Sipas tyre, Kina është e aftë ta fillojë dhe ta fitojë një përballje ushtarake edhe para se forcat amerikane ta fillojnë kundërpërgjigjen.
Qendra Studimore e Universitetit të Sydney-t e publikuan hulumtimin rreth disa ndryshimeve strategjike që janë duke ndodhur në rajonin e Paqësorit, duke parashikuar shtrirjen dhe zgjerimin e ndikimit kinez.
Në raportim e titulluar “Parandalimi i krizës: Strategjia, shpenzimet ushtarake dhe mbrojtja kolektive amerikane në rajonin e Paqësorit” thuhet se Shtetet e Bashkuara nuk kanë më epërsi ushtarake në këtë rajon dhe se kapaciteti për të mbajtur baraspeshë të fuqive mbetet i pasigurt.
“Efekti i kombinuar i luftërave të vazhdueshme në Lindje të mesme, buxheti i kufizuar dhe mungesa e investimeve në kapacitete të avancuara ushtarake i kanë lënë Shtetet e Bashkuara të papërgatitura për ballafaqime të mëdha të forcave në rajonet e Paqësorit dhe Oqeanit Indian”, thuhet më tej në këtë raport.
Për më tepër, ekspertët paralajmërojnë se largësia e bazave amerikane nga disa territore të këtij rajoni do t’ia mundësonte Kinës realizimin e sulmeve ushtarake kundër aleatëve rajonalë të Shteteve të Bashkuara dhe të shënojë fitore para se forcat amerikane ta fillojnë kundërpërgjigjen, shkruan “Fox Neës”, transmeton Gazeta Express.
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë
Prishtina e Re fiton ndaj Vjosës, shpallet kampione vjeshtor...