Mediat serbe habiten me çmimin e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Ato befasohen më së shumti me çmimet e biletave VIP, të cilat kushtojnë 80 euro. Ndërsa thonë se biletat e Kosovës janë shumë më të shtrenjta sesa të Serbisë
Federata e Futbollit të Kosovës e zbuloi dje çmimin e biletave për ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, shkruan Gazeta Express.
Dhe, mediat serbe kanë mbetur të habitura me çmimin e biletave, të cilat atyre u janë dukur të larta.
Sidomos, “Espreso.rs” e ka përmendur çmimin e biletave VIP, të cilat kushtojnë 80 euro.
Ndërsa, biletat për pozitat prapa portave kushtojnë 5 euro, në Lindje nga 10 e 15 euro dhe në Perëndim, 20 euro.
“Kush do të japë aq shumë para? Nuk do ta besoni se sa është çmimi i biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke!”, ka shkruar mediumi serb.
“Mirëpo, duhet pranuar se gjithmonë është dikush që është i gatshëm për të paguar aq para”, ka shtuar “Espreso.rs”.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke do të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 15:00.
“Ka interesim të madh për këtë ndeshje në provincën tonë jugore. Loja do të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe çmimi i biletave është ekstremisht ‘interesant’”, shkruan portali serb.
“Pra, biletat më të lira janë 10 deri 15 euro, që është shumë më e shtrenjtë sesa biletat më të lira kur luan ekipi ynë kombëtar, ndërsa biletat VIP kanë çmim të lartë prej 80 eurosh apo afro 10 mijë dinarësh”, ka përfunduar mediumi serb. /
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...