Një 52-vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Policia njofton se i arrestuari është shtetasi A.V., 52 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet e kryera, 52-vjeçarit iu gjet në banesë 257 gram lëndë narkotike e llojit marijuanë
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes i lëndëve narkotike në doza të vogla. Sekuestrohen 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, gjatë patrullimit në territor, kanë marrë informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe merrej me shpërndarjen në doza të vogla. Bazuar në informacionin e siguruar, Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin A.V., 52 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.V. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Guvernatori i BQK-së: Sistemi financiar në vendin tonë mbete...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
Atilla përqafon Xhenetën dhe Rovenën
A do ta urojë Putini Trumpin?
Hoxhaj uron Trumpin: Kosova, një mik i palëkundur i SHBA-së
Begaj uron Trumpin: Shqipëria vlerëson miqësinë me SHBA-të