Drama e këngëtares amerikane, Miley Cyrus me aktorin australian, Liam Hemsworth, po vazhdon akoma.
Burimet thonë se Miley Cyrus dëshiron të rikthejë martesën me Liam Hemsworth, por tani pas romancës me Kaitlynn Carter, duket se nuk do ndodh kurrë.
“Miley është shumë e afërt me Kaitlynn. Është romantike, por vetëm miqësi”, ka thënë një burim për People.
https://www.instagram.com/p/B09Z3ShgaK7/?utm_source=ig_embed
Një brendshëm thotë se gjersa Cyrus, 26 vjeçe, dhe Carter, 30 vjeçe, po kalojnë kohë së bashku, këngëtarja amerikane ‘nuk është 100% e lumtur’ dhe i mungon bashkëshorti i saj.
“Ata kaluan kohë të mirë në Los Angeles dhe Liam tani nuk është andej. Është e vështirë për të që të kthehet në L.A pa bashkëshortin”, burimet vazhdojnë. “Kjo nuk është situata që ajo ka dashur. Ajo shpresonte se ata mund t’i kuptojnë gjërat”.
Siç raportuan, Cyrus dhe Carter janë së bashku qysh pas ndarjes nga partnerët e tyre: Miley me 29-vjeçarin Hemsworth dhe Kaitlynn me Brody Jenner.
Fatkeqësisht për 26-vjeçaren, burime të afërta me aktorin thonë se ata nuk do rikthehen asnjëherë më, pasi ky i fundit është shumë i zemëruar me sjelljen e saj.
https://www.instagram.com/p/B1FuUk7nbjn/?utm_source=ig_embed
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...