Google ADS

Shala dhe Bekteshi biseduan për largimin e barriera për eksport

11:48 | 20 Gusht 2019
Arbresh.info

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka zhvilluar një takim me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshi.

Në këtë takim që u mbajt pa praninë e medieve, u diskutua rreth reciprocitetit tregtar të cilën e kishte marrë Prishtina si hap mbrojtës , kur Maqedonia e Veriut filloi të ndaloi importin e prodhimeve kosovare me  arsyetim se Agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane, raporton arbresh.info.

Pas një takimi që zgjati për më shumë se një orë e gjysmë ministri Shala tha se Agjencia Kosovare E Ushqimit dhe Veterinarisë të dërgoj fakte shtesë në mënyrë që të thehen barrierat e tregtisë në mes të dy vendeve

“Diskutuam për problemet që kanë hasur bizneset tona gjatë importimit të produkteve të tyre në Maqedoni.  Jemi dakorduar që agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë  së Kosovës  të dërgojë fakte shtesë që të dërgojë garancion shtesë në lidhje me mallrat (peshkun) në mënyrë që të thehen barrierat.  U dakorduam që deri në fund të kësaj jave ti dërgojmë fakte shtesë që në këtë mënyrë të të mundësohet eksportimi i peshkut të prodhuar në Kosovë. “, tha Shala.

Ndërsa ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshi, e arsyetoi këtë vendim duke thënë se nuk ishte vendim i marrë vetëm për Kosovën, por të gjitha shtetet që nuk i plotësojnë kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

” Biseduam rreth barrierave të vendosura nga të dy shtete. Vendosëm faktet që arsyetojnë këtë vendim dhe kemi treguar që ky hap nuk është vetëm për Kosovën por edhe për shtetet tjera. Republika e Maqedonisë është e sigurte, presim që të fillojmë bisedimet me BE-ne dhe për këtë kemi marrë këtë hap. U dakorduam me ministrin Shala, në atë moment kur agjencia e Kosovës e dëshmon se produktet janë kualiteteve në atë moment do të thehen barrierat. Jemi dakorduar që ti njohim ne mënyrë reciproke të gjitha certifikatat në mënyrë që tregtia në mes dy shteteve të jetë më e lehtë. “, u shpreh Bekteshi/arbresh.info/

Lexo edhe: Nis takimi i ministrit Shala me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme