Anija kozmike pa pilot e Indisë “Chandrayaan-2” ka filluar orbitimin e saj rreth Hënës, njoftoi Organizata e Kërkimit Hapësinor të Indisë (ISRO), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim e ISRO-së theksohet se Chandrayaan-2, e cila është larguar nga bota para një muaji, tashmë me sukses ka hyrë në orbitën e Hënës.
Më tej njoftohet se Chandrayaan-2 do të vazhdojë orbitimin përreth Hënës derisa të arrijë 100 kilometra në sipërfaqen e Hënës.
Chandrayaan-2 pasi të arrijë këtë distancë planifikohet të zbarkojë automjetin hulumtues më 7 shtator midis dy kraterëve në polin jugor të Hënës, ku pritet të hulumtojë kraterët për të cilët mendohet se kanë 100 milionë ton ujë.
India, anijen kozmike Chandrayaan-1, e kishte dërguar në vitin 2008 në Hënë, ndërsa edhe në vitin 2014 kishte dërguar një anije në orbitën e Marsit.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...