Ferberbahce ka nisur sezonin e ri 2019/20 në Superligë me një fitore të thellë.
Në takimin e zhvilluar si nikoqir në stadiumin “Sukru Saracoglu”, Feberbahce ka regjistruar një fitore me rezultat 5 me 0 kundër skuadrës së Gaziantep, shkruan portali arbresh.info.
Në mesin e golashënuesve në këtë fitore të thellë ishte edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili regjistroi një debutimin fantastik te skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Ersun Yana që së fundmi ka pranuar se ka prejardhje shqiptare.
Pas golit nga pika e bardhë nga Victor Moses, Murqi në formë të shkëlqyer pranoi një top duke e ndalur me gjoks para se ta godas fuqishëm drejtë rrjetës ndërkohë që tre lojtarë të skuadrës mysafire tentuan ta ndalnin atë.
Mesfushori Emre Belozoglu ishte lojtari me notën më të lartë në këtë ndeshje me një asistim dhe një gol (8.8), por ndër lojtarët më të vlerësuar ishte edhe reprezentuesi i Kosovës.
Ai u vlerësua me notën 8.4 për paraqitjen e tij solide qysh në ndeshjen debutuese./arbresh.info/
https://twitter.com/fenernewsuk/status/1163510443849244672
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...