Google ADS

Janë shuar zjarret në fshatrat Konodovë dhe Ljubin

09:21 | 20 Gusht 2019
Arbresh.info

Për momentin nuk ka zjarre aktive në Shkup dhe rrethinë. Mbrëmë janë shuar zjarret në pyjet e fshatrave Ljubin dhe Kondovë, Komuna e Saraj, të cilat ishin aktive dje.

Siç informojnë për AIM-në nga Brigada e Zjarrfikësve të qytetit të Shkupit, zjarri në Kondovë është shuar mbrëmë në orën 23:30 ndërsa në Ljubin në orën 22.10. Zjarrfikësit ishin në terren për më shumë se 14 orë dhe funksionuan në mënyrë efektive.

Nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm kur të dalin në hapësira të hapura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme