Dy kompanitë e mëdha amerikane, Twitter dhe Facebook, kanë bërë të ditur se e kanë parandaluar një operacion të organizuar nga Kina që synonte t’i minojë protestat në Hong Kong.
Nga Twitter kanë theksuar se kanë bllokuar 936 llogari që ishin të koordinuara dhe të mbështetura nga shteti i Kinës, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa nga Facebook kanë thënë se kanë mbyllur disa llogari pasi janë njoftuar nga Twitter.
“Llogaritë e mbyllura kishin lidhje me Qeverinë kineze”.
Kujtojmë se për disa javë me radhë janë duke u zhvilluar protesta në Hong Kong. Për t’u informuar më shumë rreth këtyre protestave, klikoni në linkun e mëposhtëm.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...