Pas koalicionit AAK- PSD, vjen reagimi nga Jakup Krasniqi

00:31 | 20 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas arritjes së koalicionit parazgjedhor ndërmjet AAK-së e PSD-së.

Ai përmes një statusi në Facebook ka theksuar se kur bashkohen i majti dhe i djathti, cili është interesi i atij bashkimi, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë i Krasniqit:

 

FJALË TË URTA

I – “Acari i bënë bashk, ujkun dhe capin”!

A janë ditë acari ditët e zgjedhjes?

 

Kur bëhen bashk të “djathtët” e të “majtët cili është interesi i ati bashkimi? Qeverisja e mirë?!!!

II – Shoku i mirë të mbron nga “miqët” e tij të rrejshëm! Ata që të lavdrojnë ty, duke t’i sharë shokët?! Nuk mendojnë mirë as për ty! Ruju nga lavdratat e tilla!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme