Petrit Lekaj, shqiptaro-australian, ka pranuar vrasjen e vajzës së tij Sabrina Lekaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin Korrik në qytetin Adelaide në Australi.
20-vjeçarja u gjet e therur me thikë e ulur në sediljen e pasagjerit brenda një “Mercedesi” luksoz. Në vendin e shoferit krah saj, u gjet i plagosur babai, Petrit Lekaj, me dëmtim në pjesën e barkut. Krimi kishte ndodhur disa metra larg banesës së familjes Lekaj.
49-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij u stabilizua. Pas daljes nga spitali, Petrit Lekaj u mbajt në paraburgim, kurse më vonë u dërgua në një institucion të shëndetit mendor. Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të hënë, Lekaj pranoi se kishte qëlluar për vdekje me thikë vajzën e tij. Petrit Lekaj pritet të dalë sërish para gjykatës më 25 Nëntor, pasi prokurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për shkak të hetimeve.
Sabrina Lekaj studionte për mjekësi. Shoqja e saj e ngushtë, Kat Valstar 21 vjeç është shprehur për mediat se Sabrina ishte e shqetësuar se do të debatonte me të atin. Kjo sepse mbrëmjen e së shtunës vajzat kishin dalë në një lokal nate dhe pasi u kthyen, Sabrina e kaloi natën në shtëpinë e shoqes së saj Kat. Kjo e fundit filloi të shqetësohej kur Sabrina nuk po i përgjigjej në telefon të dielën. Të hënën, Kat Valstar mori lajmin shkatërrues se shoqja e ngushtë kishte vdekur.
“Ajo ishte e sjellshme, e kujdesshme, shumë e zgjuar dhe shumë e mirë me miqtë. Ne ishim shoqe të ngushta, flisnim dhe dërgonim mesazhe çdo ditë”, thotë ajo, duke sqaruar se Sabrina ishte e irrituar me babain e saj, pasi javët e fundit Petrit Lekaj e pyeste vazhdimisht nëse kishte të dashur.
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...