Rreth 8 mijë njerëz janë evakuuar përderisa zjarrfikësit janë duke luftuar me një zjarr që ka dalë jashtë kontrollit në Gran Canaria në Ishujt Kanarie të Spanjës, thanë autoritetet të hënën.
Zjarri, i cili filloi të Shtunën pranë qytetit Tejeda, po përparon në disa fronte, të nxitura nga një kombinim i temperaturave të larta, erërave të forta dhe lagështisë së ulët. Deri më tani, zjarri po prek pjesën malore qendrore të ishullit dhe jo zonat bregdetare të ngarkuara me turistë në muajt e verës, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
“Zjarri vazhdon të jetë jashtë kontrollit dhe përbën rrezik të madh”, ka thënë një nga autoritetet për Reuters.
Gjashtëmbëdhjetë aeroplanë dhe helikopterë si dhe më shumë se 700 zjarrfikës po punojnë për të mbajtur flakë deri në 50 metra, thanë autoritetet. Më shumë se 3,400 hektarë janë djegur deri më tani dhe zjarri po lëviz agresivisht drejt parkut natyror veriperëndimor Tamadaba, shtëpi për disa nga pyjet më të vjetra të pishave të ishullit.
Kjo është hera e dytë brenda muajit që banorët në Tejeda largohen nga shtëpitë për shkak të zjarrit./arbresh.info/
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...