Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do të vazhdojë ndalesën në përdorimin e pasaportës amerikane për të udhëtuar drejt Koresë Veriore edhe për një tjetër vit.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë të hënën se ndalesa do të zbatohet deri më 31 gusht të vitit 2020, përveç nëse largohet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shkruan REL
Ndalesa është vënë në shtator të vitit 2017, nga ish-Sekretari i Shetit, Rex Tillerson dhe është vazhduar më 2018.
Tillerson pati marrë këtë vendim të pazakonshëm, pas vdekjes së studentit amerikan, Otto Warmbier, i cili ka qenë i ndaluar në Korenë Veriore.
Ndalesa u lejon vetëm disa kategorive të shtetasve amerikanë, siç janë punëtorët që merren me ndihma humanitare apo gazetarët, që të fitojnë leje speciale për një udhëtim në Korenë Veriore.
Ky hap është marrë teksa janë bllokuar përpjekjet për rinisje të bisedimeve bërthamore në mes të Koresë Veriore dhe Shteteve të Bashkuara.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...