Jasemini qetëson e relakson

17:53 | 19 Gusht 2019
Arbresh.info

Nëse në shtëpinë tuaj keni këtë bimë, do të bindeni edhe vetë në efektin e saj

Aroma dehëse dhe e parezistueshme e jaseminit të gjithëve u është e njohur, mirëpo kjo bimë me lule karakteristike ka efekte të mira, transmeton Telegrafi.

Profesori Prof. Hanns Hatt dhe mjekja Olga Sergejeva, nga Gjermania, konfirmojnë që mund të zëvendësojë barnat kundër anksiozitetit dhe pilulat për gjumë.

Jasemini jep ndjenjën e qetësisë, ul tendosjen nervore, përmirëson humorin dhe cilësinë e gjumit, ndikon pozitivisht edhe në balancën e hormoneve, zvogëlon valët e vapës, shton libidonë…

Jaseminin mbajeni afër dritares, në anën jugore dhe në vend të ftohtë, ndërkaq si zëvendësim mund të përdorni vajin eterik të jaseminit.

Është e dëshirueshme që shishja të jetë pranë jush, të thithni aromën e jaseminit kurdo që ndieni ndonjë vështirësi të caktuar apo përdoreni për masazh relaksues.

Lulet e saj janë të bardha në shumicën e llojeve, por ka edhe varietet të verdhë.

Forma e gjethes së jaseminit është e thjeshtë, trefletësh ose pendor me 5-9 fletëpalosjeve, secila deri në 2 cm e gjysmë dhe të gjata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme