Punëtorët e aeroportit në grevë edhe nesër e pasnesër

15:53 | 19 Gusht 2019
Arbresh.info

Punëtorët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ” Adem Jashari”   do të vazhdojnë grevën edhe viteve në vijim

Në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil i Kosovës thuhet se të martën do të mbahet grevë për  dy orë prej 08:00 deri në ora 10:00 ndërsa të mërkurën greva do të zgjasë tetë orë, shkruan arbresh.info.

“Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ” Adem Jashari”  është mbajtur greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve nga ora 08:00 deri në orën 09:00. Sipas paralajmërimeve të mëhershme nga kjo sindikate, greva do të vazhdoj edhe nesër me dt. 20.08.2019 nga ora 08:00 deri në ora 10:00, ndërsa pasnesër me 21.08.2019 do të zhvillohet për tetë (8) orë”, thuhet në njoftim.

AAC teksa ka bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeve përmes dialogut u ka kërkuar udhëtarëve të përcjellin njoftimet e aeroportit dhe kompanive ajrore për kohën e fluturimit.

“Inspektoret e AAC- së gjatë kohës së grevës  kanë vëzhguar për së afërmi vijimin e operimeve në pajtim me rregullat dhe standardet e zbatueshme për siguri të operimeve dhe nuk kanë vërejtur parregullsi. Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës edhe njëherë ju bën thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e dialogut social për të gjetur një  zgjidhje të pranueshme për palët. Ju bëjmë thirrje udhëtarëve që të monitorojnë komunikatat e ANP “Adem Jashari” dhe të planifikojnë itinerarin e udhëtimeve në koordinim të ngushtë me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme