Ishte kopje e reality shou botëror ‘Big Brother’.
Edhe pse dallonte shumë për nga formati e mbante emër tjetër paratë që ndaheshin për realizimin e tij nuk ishin larg atyre në vendet evropiane.
E njohur si ‘Shpija e Kosovës’ në mesin e sponsorëve kishte edhe ndërmarrjen që dikur ishte më fitimprurësja në vend, Posta dhe Telekomi i Kosovës. Madje shuma që kjo e fundit ndau për të ishte afër 170 mijë euro.
Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se thuhet se Posta dhe Telekomi i Kosovës për vitin 2009 dhe 2010 ndau plot 168 mijë euro për shpinë.
Në to thuhet gjithashtu se pjesa më e madhe ose saktësisht 160 mijë euro ishin ndarë për realizimin e spektaklit ndërsa mbi 8 mijë euro të tjera për sms dhe votim.
12 banorët e këtij spektakli e që vëzhgoheshin 24 orë nga kamerat për 3 muaj rresht garonin për një çmim shumë herë më të vogël sesa paratë që ndaheshin nga vetëm një sponsor. Çmimi i madh që quhej ishte vetëm 24 mijë euro.
Arbresh.info ka siguruar listën e plotë të shpenzimeve dhe sponsorizimeve që ndërmarrja publike Posta dhe Telekomi i Kosovës ka bërë ndër vite./Arbresh.info/
Lexo edhe: ‘Pushkë e çifteli’ e Leonora Jakupit i kushtoi Telekomit të Kosovës 6 mijë euro
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...