Pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, i pari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti është deklaruar për medie.
Ai ka thënë se takimi ka qenë pozitiv ndërsa temë diskutimi ka qenë situatën para zgjedhjeve, shkruan arbresh.info
“Vazhduam diskutimet dhe konsultat që i kemi filluar më herët tash edhe në prag të zgjedhjeve, dhe i diskutuam temat që janë të rëndësishme edhe për PSD-në edhe për LDK-në dhe mund të them se ishte takim mjaft pozitiv dhe besoj se po hapet rruga për një bashkëpunim mes dy partive”, ka thënë ai.
Ahmeti ka shtuar gjithashtu se janë dakorduar për pjesëmarrjen se seancën për shpërndarjen e Kuvendit.
“U dakorduam që me 22 të jemi të gjithë në sallë dhe t’i hapim rrugë zgjedhjeve, nëse Kuvendi shpërndahet të enjten janë dy data 29 shtator dhe 6 tetor dhe duket se te të gjithë ka gatishmëri që zgjedhjet të mbahen me 6 tetor”, ka thënë ai.
I pari i PSD-së ka shtuar se LDK nuk është e interesuar për koalicion parazgjedhor.
“Nuk e di besoj se do të diskutojmë, LDK është më e interesuar që të shkoj vet në zgjedhje, nëse krijohet koalicion i partive të mëdha atëherë edhe këta do të jenë të hapur”, ka shtuar ai.
Ndërsa i pyetur për raportimet në medie se sot do të nënshkruhet koalicioni PSD-AAK, Ahmeti ka shtuar se do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit.
“Ne sot kemi mbledhje të Këshillimit, kemi një përafrim me AAK-në sa i përket politikave dhe kushteve që i kemi vendos e bashkëpjesëmarrjes në listë. Besoj se edhe AAK e ka sot mbledhjen e Këshillit”, ka shtuar ai.
E për një takim me Haradinajn, Ahmeti është përgjigjur me “varësisht prej mbledhjeve të Këshillit”./Arbresh.info/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...