Google ADS

Del Raporti i DASH për transparencën fiskale: Shqipëria njësoj si Afganistani

11:00 | 19 Gusht 2019
Arbresh.info

Gati në të gjitha raportet e fundit të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Shqipëria, është paralajmëruar për fshehje të situatës fiskale të vendit, për borxh publik të ‘maskuar’ nëpërmjet koncesioneve etj.

Të njëjtën situatë të rëndë ka konstatuar, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas  Raportit të Transparencës Fiskale të publikuar nga DASH rezulton, se Shqipëria plotëson minimumin më të ulët të transparencës fiskale. Kështu Shqipëria renditet bashkë me vendet të tilla si: Afganistan, Armeni dhe Bosnje-Hercegovinë.

Ky raport përshkruan kërkesat minimale të transparencës fiskale të zhvilluara, azhurnuar dhe forcuar nga Departamenti në konsultim me agjencitë e tjera federale përkatëse. Ai rishikon qeveritë që u identifikuan fillimisht në Raportin e Transparencës Fiskale të 2014.

Raporti vlerëson ato që nuk plotësuan kërkesat minimale të transparencës fiskale dhe tregon nëse ato qeveri kanë bërë përparim drejt përmbushjes së kërkesave gjatë periudhës së rishikimit nga 1 Janari-31 Dhjetor 2018.

Duket se Shqipëria nuk ka bërë përparim në këtë fushë, pasi bën pjesë tek vendet të cilat kanë një minimum kriteri të transparencës fiskale. Shqipëria renditet tek vendet të cilave u kërkohet që të marrin me seriozitet procesin e transparencës fiskale duke informuar publikun për investimet e bëra.

Në këtë listë janë 74 vende të cilat kanë një minimum kriteri për transparencën fiskale. Kjo situatë nevojitet të ndryshohet më domosdoshmëri.

Një përcaktim i ‘përparimit të rëndësishëm’ tregon që gjatë periudhës së rishikimit një qeveri ka adresuar në mënyrë të kënaqshme një mangësi kryesore në përmbushjen e kërkesave minimale të transparencës fiskale. Një mangësi kryesore janë disa gjendje materiale ose fakt që bëjnë që një qeveri të mos përmbushë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Departamenti ka shqyrtuar kërkesat minimale të transparencës fiskale në konsultim me agjencitë e tjera federale përkatëse dhe ka aktualizuar dhe forcuar ato kërkesa.

Departamenti vlerësoi transparencën fiskale të 140 qeverive të identifikuara në Raportin e Transparencës Fiskale 2014 plus Guinea Ekuatoriale, përcaktoi nëse kërkesat minimale ishin përmbushur, dhe identifikoi çdo masë që ato qeveri që nuk arritën të përmbushnin kërkesat minimale kishin zbatuar për të bërë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave, në kryerjen e rishikimit për vitin 2019, Departamenti vlerësoi transparencën fiskale të qeverive gjatë periudhës së rishikimit të 1 Janarit-31 Dhjetor 2018.

Departamenti konsideroi informacione nga ambasadat dhe konsullatat e ShBA-së, agjencitë e tjera qeveritare amerikane, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile. Misionet diplomatike të ShBA-së u konsultuan me zyrtarë të qeverisë së huaj, organizata ndërkombëtare dhe organizata të shoqërisë civile për të marrë informacione për këto vlerësime.

Gjatë kryerjes së vlerësimit të tij, Departamenti njeh rrethanat specifike dhe praktikat e transparencës fiskale ndryshojnë midis qeverive duke siguruar që kërkesat minimale të transparencës fiskale janë përmbushur në mënyrë që të mundësojnë pjesëmarrje të kuptueshme të publikut në proceset e buxhetimit.

Ndërsa mungesa e transparencës fiskale mund të jetë një faktor mundësues për korrupsionin, ky raport nuk ka marrë përsipër vlerësimin e korrupsionit në vendet që ka marrë në shqyrtim, pasi kjo është objekt i një raporti tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme