Protestat në rajonin e posaçëm administrativ Hong Kong të Kinës kundër projekt-ligjit për ekstradimin e të dyshuarve për krime në Kinë vazhdojnë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra persona u mblodhën në Victoria Park për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Fronti për të drejtat civile të njeriut.
Protestuesit brohoritën slogane si “Hong Kongu i pavarur, hiqe projekt-ligjin. Kërkojmë demokraci. Nuk do të bindemi”, ndërsa mbajtën edhe mbishkrime.
“Hong Kongu është shtëpia jonë. Nuk ka tjetër rrugë dalje. Do të vazhdojmë të luftojmë”, thanë liderët e Frontit për të drejtat civile të njeriut.
Bonnie Leung, një ndër përfaqësuesit e Frontit për të drejtat civile të njeriut, në deklaratën për AA pohoi se njësitë ushtarake kineze me qëllim qëndrojnë rreth Hong Kongut.
“Kinës mund t’ja them këtë, kjo është një strategji e keqe. Kur do të dërgohen njësitë çdo gjë do të përfundojë dhe Hong Kongu do të zhduket. Kjo nuk do të ishte keq vetëm për Hong Kongun por edhe për Kinën”, u shpreh ajo.
“Nga fillimi presim për një mundësi për dialog. Besoj se Carrie Lam më në fund do të jetë e gatshme të bisedojë me ne”, tha Leung në lidhje me ndonjë pajtim dhe dialog të mundshëm.
– Projektligji për ekstradim në Kinë
Projekt-ligji që parashikon ekstradimin në Kinë, rajonin special Macao dhe në Tajvan të personave që janë të dënuar ose ndaj të cilëve ka pretendime akuzuese në Hong Kong u paraqit në parlament më 3 prill.
Pavarësisht se projekt-ligji përjashton krimet politike, në Hong Kongun me një popullsi prej 7.4 milionë njerëz shumica e njerëzve ndajnë shqetësimin se njerëzit do t’i nënshtrohen paraburgimit arbitrar, proceseve të padrejta gjyqësore dhe madje edhe torturave nën sistemin gjyqësor të Kinës.
Opozitarët janë të shqetësuar se nëse ligji miratohet, ai do të rezultojë që Kina të vendosë në shënjestër opozitarët politikë në Hong Kong.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...