Google ADS

Vendoset nën kontroll zjarri që shpërtheu në vendbanimin Pintija të Shkupit

19:02 | 18 Gusht 2019
Arbresh Info

Një zjarr i madh shpërtheu këtë pasdite pranë vendbanimit Pintia, njofton “Sitel”.

Sipas fotografive, shtëpitë janë vetëm 200-300 metra larg flakëve. Po digjet bari i thatë dhe pyjet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve nga Qyteti i Shkupit dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin.

Popullsia lokale gjithashtu është përfshirë në shuarjen e zjarreve./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme