Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika reagon videos ku shfaqej pronari i lokalit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, mbi kofanon e makinës ku ndodheshin turistët spanjollë.
Sot Kokëdhima u la në burg për sulm ndaj turistëve ndërsa Gjika shkruan se Mihali kërkonte hakun e tij.
Sipas tij shoferi dhe shoqëruesi shqiptar janë aktorët dhe ideatorët e gjithë ngjarjes.
Postimi i plotë:
Kundër rrymës për Mihalin!
Jemi mësuar për fat të keq ti linçojmë publikisht njerëzit, mjafton të hedhë gurin i pari, dhe o burra kush të godasë më fort, mundësisht nga ato goditjet e ulëta nën brez, pa pyetur apo u informuar se për çfarë arsyeje Mihali u shpërfytyrua, ose e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar, ashtu i pataksur mbi makinën që drejtonin dy gangsterë çuditërisht aq gjakftohtë, për të cilët nuk e di pse jam shumë i bindur që janë ideatorët dhe aktorët e asaj që ndodhi!
Mihali që kërkon hakun e tij, edhe pse forma si e kërkon nuk është normale, e bëmë kriminel, monstër, hijenë, kanibal e nuk di c’tjetër damkë i vunë, ndërkohë që pronarë, të cilët me kobure në brez e trasta me hashash të presin e sajdisin me “kulturë” dhe ne i promovojmë, edhe pse buka e tyre është harram!
E denoj si fenomen rastin e djeshëm, por njerëzisht nuk e pushkatoj dot Mihalin!
Ata dy gangot cinikë dhe gjakftohtë në furgon i neveris!
Ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë se do durojmë edhe për eurot e tij!
Kaq!
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale