Jo vetëm këngë me motive patriotike.
Telekomi i Kosovë për vite me radhë ndihmoi realizimin e videoklipeve të këngëtarëve të zhanreve të ndryshme.
Mijëra euro nga ndërmarrja publike përfituan nga Tuna deri të Adelina Berisha.
Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se këngëtarja e njohur për hitin ‘Fenix’, Altuna Sejdiu -Tuna ka marrë 2 mijë e 500 euro për sponsorizim të një kënge.
Ngjashëm kanë marrë edhe koleget e saj, Adelina Berisha dhe Edita Sopiani, saktësisht 2 mijë dhe 1 mijë e 500 euro.
Pak më shumë, gjithsej 3 mijë euro janë ndarë për Argjentina Ramosaj.
E dyfishi i kësaj shume është ndarë për këngëtaren Adelina Thaçi, bashkëshorten e ish-deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta.
Thaçit për realizimin e një videoklipi i janë ndarë plotë 6 mijë euro.
Ndërmarrja Publike “Telekomi i Kosovës” për vite me radhë mijëra euro nga buxheti kishte shpenzuar për realizimin e këngëve dhe videoklipeve të këngëtarëve të ndryshëm në Kosovë.
Arbresh.info ka siguruar këto dhe shpenzime e sponsorizime të tjera të Telekomit të Kosovës të bëra ndër vite e të cilat do të vazhdojë t’i publikojë.
Deri tani është raportuar për videoklipin “pushkë e çifteli” të Leonora Jakupit i cili i kushtoi ndërmarrjes publike plot 6 mijë euro. Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga arbresh.info thuhet se Telekomi i Kosovës ndau këtë shumë në vitin 2016 në kohën kur Telekomi udhëhiqej nga Agron Mustafa.
Kënga është në bashkëpunim me Golg AG ndërsa klipi me vetëm dy skena, njëra në Prizren ndërsa tjetra e improvizuar.
Teksti është i shkruar nga Gold Ag e i këndohet flamurit, besës e çiftelisë.
Edhe ‘Interesgjikja’ e Labit i mori Telekomit të Kosovës 6 mijë euro. Deputeti-këngëtar, Labinot Tahiri duket që lidhjen me Institucionet publike e kishte qysh kohë më parë.
Klipi që zgjatë afër 4 minuta ka vetëm dy skena, njëra e realizuar në ambient të hapur brenda tjera në të brendshëm e veç Tahirit janë edhe dy protagonistë të tjerë. Kënga flet për dashurinë me interes që solli deri të ndarja.
Për të hetuar këto dhe dyshime të tjera brenda ndërmarrjes muaj më parë Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Parlamentar Hetimor në lidhje me gjendjen në Post-Telekom.
Komisioni ka intervistuar disa nga kryeshefat dhe anëtarët e Bordit të kësaj ndërmarrje ndërsa është propozuar që puna e realizuar deri tani t’i kalohet Komisionit të ri që mund të formohet në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend./Arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?