Ndërmarrja që dikur operonte si më fitimprurësja në vend derisa shkoi buzë falimentimit ndau qindra mijëra euro për sponsorizimin e klipeve të këngëtarëve të ndryshëm në Kosovë.
E veç “pushkë e çifteli” e Leonora Jakupit i kushtoi ndërmarrjes publike plotë 6 mijë euro. Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga arbresh.info thuhet se Telekomi i Kosovës ndau këtë shumë në vitin 2016 në kohën kur Telekomi udhëhiqej nga Agron Mustafa.
Kënga është në bashkëpunim me Golg AG ndërsa klipi me vetëm dy skena, njëra në Prizren ndërsa tjetra e improvizuar.
Teksti është i shkruar nga Gold Ag e i këndohet flamurit, besës e çiftelisë.
Arbresh.info ditëve në vazhdim do të publikojë edhe sponsorizime të tjera dhe shpenzime që ka bërë kjo ndërmarrje ndër vite.
Telekomi i Kosovës për vite me radhë ishte kritikuar për dhënie të sponsorizimeve pa asnjë kriter.
Për të hetuar këto dhe dyshime të tjera brenda ndërmarrjes muaj më parë Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Parlamentar Hetimor në lidhje me gjendjen në Telekom dhe Postë.
Komisioni ka intervistuar disa nga kryeshefat dhe anëtarët e Bordit të kësaj ndërmarrje ndërsa është propozuar që puna e realizuar deri tani t’i kalohet komisionit të ri që mund të formohet në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend./Arbresh.info/
Lexo edhe: ‘Interesgjikja’ e Labit i mori Telekomit të Kosovës 6 mijë euro
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/374049970190548/?__xts__%5B0%5D=68.ARCvGVonZH2S2gLt2rz2X8JEhrURlP_QBhgqU_2f4IkHHPXERetFs__Pu6bisPNvKSTEx1hz1uAqj1BusN1mt9l1znRTQrhwxOtTldIk8CghaXFHfs5EAJKDBOSS5t2bljA7nZ7iKHEyZTx5Gb2aC_mBxuaGzQi5eqr5Y_3HfsyVzKRJGzAxsG7GGzEM_N4T4TJAZPgRDf9VlHpXNP-hcFvqPxHcpYZcLRUikVQ18geSfxH9I4zG87XT8outywer-wAd46K50pzW8hf8pJ7mdIp6b3ADphTRL9uLu3SXA_vOKCgLUSvYnh0SP_DBTnHN8Jg6ZLvtiwc_oxXlQLrQfWs6tpKppRBPH2J-Kg&__tn__=-R
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...