Sateliti i parë kombëtar turk i vëzhgimit tokësor, i quajtur “Rasat” përfundoi vitin e 8-të në orbitë.
Kreu i Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK), Lokman Kuzu, tha se “sateliti, që ka të paraparë jetëgjatësi prej tre vjetësh, skanoi 15 milionë kilometra katrorë shkrepi më shumë se 2 800 foto për tetë vjet.
Kuzu theksoi se sateliti, që peshon 100 kilogramë dhe që u dizajnua nga inxhinierët e TUBITAK-ut, është rrotulluar rreth botës për më shumë se 42 000 herë.
“Rasat po shërben për tetë vite dhe asnjë nga pjesët e saja nuk është prishur, ai është një sukses”, tha Kuzu. “Sateliti i cili zakonisht vëzhgon Turqinë, ofron pamje të gjërave të ndryshme si digat, ndërtimet, zjarret, pyjet dhe vullkanet”, shtoi ai.
“Ne do të fillojmë më shumë projekte të teknologjisë së lartë në ditët e ardhshme. Ne besojmë në inxhinierët tanë dhe zhvilluesit e programeve kompjuterike”, nënvizoi kreu i TUBITAK-ut.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...