Google ADS

Sanchez pajtohet me kushtet personale të Interit

23:30 | 17 Gusht 2019
Arbresh Info

Alexis Sanchez thuhet se ka rënë dakord me kushtet personale me Interin dhe agjenti i tij është në bisedime me Manchester Unitedit për të gjetur një zgjidhje.

Reprezentuesi i Kilit thuhet se është entuziastë për transferimin te Interi, i cili do ta shohë atë më në fund të punojë me Antonio Conten pas disa thirrjeve ndër vite, dhe të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio insiston që Sanchez ka rënë dakord me kushtet personale me Interin, duke marrë një ulje të konsiderueshme të pagës për të ndihmuar lëvizjen të materializohet.

Tani agjenti i tij Fernando Felicevich do të fluturojë drejt Anglisë për negociata me Manchester Unitedin.

https://twitter.com/DiMarzio/status/1162822593692491778

Një marrëveshje huazimi me mundësi blerje në fund të sezonit, ka shumë të ngjarë të arrihet me një klauzolë që e bën atë të detyrueshme pas një numri të caktuar paraqitjesh, do të ishte e përshtatshme për të gjitha palët.

Ai gjithashtu do ta lejojë atë të ribashkohet me shokun e tij të mirë Romelu Lukaku, i cili u transferua para disa ditësh nga Unitedi.

https://twitter.com/DailyStar_Sport/status/1162832907301523456

Ky do të ishte një rikthim në Serie A për 30-vjeçarin kilian, i cili luajt me Udinesen nga 2007 deri më 11, përpara se të transferohej në Barcelona, ​​Arsenal dhe përfundimisht te Djajtë e Kuq.

Nerazzurrët zgjodhën Sanchezin pasi dështuan në transferimin e Edin Dzekos nga Roma, pasi boshnjaku vendosi të vazhdojë kontratën.

https://twitter.com/utdxtra/status/1162835027144642565

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme