Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në Tokë, që kur filluan regjistrimet më 1880, thanë shkencëtarët.
Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së, tha të enjten se korriku ishte 0.95 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e muajve gjatë shekullit të XX-të.
Korriku është përgjithësisht muaji më i ngrohtë i kalendarit, por meteorologët thonë se temperaturat e këtij viti, vendosën edhe një rekord të ri për 140 vitet e kaluara.
Rezultatet ishin pritur, pasi disa vende evropiane përfshirë Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë raportuan se korriku përmbysi rekordet e mëparshme kombëtare të temperaturave.
“Temperaturat e larta janë shoqëruar edhe ekstreme tjera klimatike. Ngrohja e oqeaneve ka çuar në një shkrirje të hershme të akullit të detit në ngushticën e Beringut midis Rusisë dhe Alaskës”, tha Rick Thoman, një specialist i klimës në Universitetin Alaska Fairbanks.
Qershori i këtij viti, kishte vendosur tashmë një rekord marramendës të nxehtësisë, krahasuar me 140 viteve të kaluara.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë