Rama zbulon për herë të parë sekretin që e ka shoqëruar gjithë jetës

22:34 | 17 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama sot për herë të parë ka treguar një sekret. Rama teksa ka postuar disa foto të makinave të vjetra shqiptare që janë ekspozuar në pazarin e Korçës, ka pranuar që ai nuk di të ngasë makinën.

Në një postim në Instagram, Rama shkruan se ky projekt ka zbuluar dhe më shumë pazarin e Korçës, dhe e ka kthyer në një qendër të graviteti për turizmin.

“S’kam asnjë lidhje me këtë makinë, se s’di as ta ngas– Po vërtetë bukur të shohësh se si Pazari i Vjetër i Korçës, pasi doli nga gropa e zhulit e rrënimit ku qe zhytur dhe u transformua, në një qendër të re graviteti për turizmin, qenka kthyer këto ditë, në një platformë ekspozimi të xhevahireve të vjetra të automobilizmit– Bravo @blendi.gonxhja dhe skuadra e tij, që përveç reformimit e ndryshimeve të mëdha, që po sjellin në menaxhimin e sektorit të automjeteve, po zhvillojnë edhe projektin e bukur @retro.albania së bashku me koleksionistët e riparuesit e apasionuar të makinave të vjetra–”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme