Shpresat e Kombëtares së Kosovës për të marrë pjesë në EuroBasket 2021 kanë marrë fund, pas disfatës me rezultat 101-79 kundër Britanisë së Madhe në Mançester, në ndeshjen e fundit të parakualifikimeve për këtë garë.
Pas fitores kundër Luksemburgut, basketbollistët e Kosovës ishin të motivuar për të shënuar fitore ndaj Britanisë së Madhe dhe për të shpresuar se do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm, në kualifikimet për EuroBasket, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, motivimi i “Dardanëve” nuk mjaftoi pasi që Britania e Madhe ishin në epërsi për rreth 15 pikë pothuajse gjatë gjithë kohës.
Koshashënuesi më i mirë i Kosovës ishte Drilon Hajrizi me 22 pikë të shënuara. Ai u tregua i saktë në nëntë prej 17 tentimeve për të shënuar. Dardan Berisha ishte asistuesi më i mirë, me 11 asiste, mirëpo ai nuk ishte efikas në gjuajtje, me 23 për qind saktësi në “field goal”.
Në këtë ndeshje, Kosovës i duhej fitorja me epërsi prej më shumë se tetë pikësh dhe pastaj duhej të shpresonte se Britania e Madhe do të pësonte disfatë kundër Luksemburgut të mërkurën. Tani, ndeshja e së mërkurës nuk ka rëndësi pasi që Kosova e ka ta pamundur kualifikimin.
Britania e Madhe kishte fituar në Mitrovicë 63:71. Tani Britania e Madhe do të jetë në grup me Gjermaninë, Francën dhe Malin e Zi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...