Zidane konfirmon qëndrimin e Bale te Real Madridi

22:30 | 17 Gusht 2019
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se Gareth Bale do të mbetet në këtë klub edhe këtë verë.

Zidane deklaroi gjatë para-sezonit se klubi po kërkonte të shiste ish-yllin e Tottenhamit, por asnjë veprim nuk u materializua.

Francezi tani e ka rikthyer atë në formacionin titullar në lojën e tyre të parë të sezonit 2019-20 La Liga.

Bale pati paraqitje të mirë duke asistuar tek Karim Benzema për golin hapës të Realit në fitoren e tyre 3-1 në Celta Vigo dhe Zidane konfirmoi vendimin për ta mbajtur uellsianin në klub.

“Bale po qëndron. Të gjithë në skuadër janë pozitivë dhe ai është pjesë e kësaj”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencë pas ndeshjes.

“Unë gjithmonë kam menduar të filloj ndeshjen me atë sot, pavarësisht dëmtimit të Eden Hazard”.

“Ajo që është e rëndësishme tani është që të përqendrohemi në vazhdimin e sezonit”, përfundoi trajneri i Realit.

Bale ishte lidhur me një kalim në Superligën Kineze, por ai vazhdimisht ka deklaruar preferencën e tij për të mbetur në kryeqytetin spanjoll.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme