Hoteli përfshihet nga zjarri, humbin jetën 8 persona

21:16 | 17 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Tetë persona kanë mbetur të vdekur pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga shërbimi për emergjenca; “Tetë persona kanë vdekur nga zjarri dhe dhjetë të tjerë janë shpëtuar”.

Mësohet se hoteli është përfshirë nga zjarri pak pas mesnate, ndërsa ende nuk janë të qartta shkaqet.

Në njoftimin e shërbimit të emergjenës nuk është bërë i ditur numri i personave të cilët gjendeshin në hotel gjatë kohës që u përfshi nga flakët.

Hoteli ku ndodhi zjarri, Tokyo Star, ka 273 dhoma. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti./ Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme