Google ADS

Kadri Veseli i qon selam Serbisë nga Kalaja e Novobërdës

20:43 | 17 Gusht 2019
Arbresh Info

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, gjatë së shtunës ka vizituar Kalanë e Novobërdës.

Në këtë vend, mbi të cilën është i vendosur flamuri i Kosovës, disa serbë, një ditë më parë larguan atë. Por, i njëjti u vendos sërisht, derisa atë e ruajtën edhe njësitë policore të Kosovës.

Ndërsa tani, në vizitën e tij, kryekuvendari tha që është krenar me atë që Veseli e quan perlë të trashëgimisë kulturore.

“Krenar me kalanë e lavdishme të Novobërdës, këtë perlë të trashëgimisë sonë kulturore dhe këtë vendbanim antik që ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh. Krenar akoma më shumë me flamurin e bukur të Kosovës ,që valvitet krenar në kullat e saj, si dhe me policinë dhe institucionet e tjera të shtetit që kujdesen për monumente e vyera të Kosovës”.

Ndërsa, veç kësaj, Veseli, dha edhe një premtim. Normal, nëse arrinë të bëhet kryeministër.

“Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësoj kulturën dhe trashëgiminë tonë. Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasur e lashtë e Kosovës.

Ne kemi për tja kthyer lavdinë e dikurshme Novobërdës, jo vetëm duke e bërë një atraksion ndërkombëtar të turizmit kulturor por edhe duke rimëkëmbur minierën e vjetër. Kudo ku shkoj në Kosovë, shoh se ka potencial të madh zhvillimi dhe jam i bindur se e po të ndjekim drejtimin e duhur politik, kemi për të hapur shumë vende të reja pune për rininë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme