David Luiz bëri debutimin e tij te Arsenali në fitoren 2-1 ndaj Burnley të shtunën dhe e ka përshkruar bashkimin me Topçinjtë si ‘një kënaqësi’.
Braziliani ishte mbresëlënës në qendër të mbrojtjes së Topçinjve, pasi siguruan fitoren e tyre të dytë nga dy ndeshje e para të sezonit në Ligën Premier.
Lëvizja e 32-vjeçarit nga Chelsea i kushtoi Arsenalit tetë milionë dhe ishte diçka befasuese në fund të afatit kalimtar, por mbrojtësi është i lumtur që ka bërë kalimin në Emirates.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe përpiqem të bëj punën time dhe gjithashtu të kënaqem me këta lojtarë kualitativ”, ka thënë Luiz pas fitores ndaj Burnleyt.
“Ky ekip ka shumë për të bërë, mund të përmirësohet shumë dhe të luftojë për garat e tjera”.
“Ne do të shkojmë hap pas hapi, do të punojmë shumë dhe është kënaqësi të jesh këtu sepse të gjithë janë të përulur, të gjithë duan të mësojnë, të gjithë duan të përmirësohen dhe ne duam ta bëjmë këtë klub të shkëlqejë përsëri”.
“Është e shkëlqyeshme të ndjesh mbështetjen nga të gjithë, thjesht u përpoqa të bëja çmos”.
“Stili im është të luaj futboll dhe gjithashtu të kuptoj planin për lojën”, përfundoi braziliani.
Pas puthjes që bëri shumë bujë, Gresa dhe Vullneti vijnë me ...
Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të...
Kurti takon mërgimtarët në Zvicër: Krenar për lidhjet e fort...
Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për pr...
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...