Google ADS

Zeka tregon arsyen pse në shtëpi mban fotografinë e Enver Hoxhës dhe Sali Berishës

19:11 | 17 Gusht 2019
Arbresh.info

Milaim Zeka, deputet i Partisë Euroatlantike, ka zbuluar diçka mjaftë interesante për publikun. Në banesën e tij, ai mban në gotë fotografitë e dy politikanëve të njohur shqiptar, njëri komunist e tjetri demokrat. Është fjala për Enver Hoxhën dhe Sali Berishën.

Në një intervistë në banesën e tij, ai nuk e ka fshehur aspak këtë fakt.

Në kuzhinën e tij, shihen mjaft qartë figurat e Hoxhës dhe Berishës. E arsyeja e kësaj, Zeka ka thënë se të dy këta politikanë e kanë zhgënjyer atë.

Ai ka thënë se i mban afër vetës për shkak se e kanë dëshpëruar.

E Zeka për RTV Dukagjinin thotë se fotografitë e politikanëve që e kanë zhgënjyer do të shtohen në shtëpinë e tij.

Ai ka thënë se aty me gjasë do të shtohen edhe fotografitë e presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, parti të cilës edhe vetë Zeka i takonte në të kaluarën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme