Google ADS

PD paralajmëron protestë të hënën në Shkodër

17:20 | 17 Gusht 2019
Arbresh Info

Dega e Partisë Demokratike të Shkodrës paralajmëron mbajtjen e një proteste të hënën, ditë kur pritet të konstituohet Këshilli i ri Bashkiak.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, PD i bën thirrje Kryeministrit Rama t’i mbajë larg duart nga Shkodra për të mos e shndërruar këtë qytet në një fushë betejë të parë përplasjesh.

Për shkak të rezistencës së demokratëve në këtë Bashki, betimi i Këshillit të ri Bashkiak do të bëhet në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi. Por dega e PD-së i kërkon Rektorit të Universitetit të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të Partisë Socialiste.

Të hënën pritet të bëhet vetëm konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak dhe jo betimi i kryebashkiakut Valdrin Pjetri, i cili hoqi dorë nga mandati për shkak të publikimit të dokumenteve të Kuesturës së Firences ku rezultonte i dënuar në Itali në vitin 2003 për trafik të lëndëve narkotike./tv klan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme