Hiper-makina që vjen si pjesë e një edicioni të limituar, është bazuar në EB110 SS.
Kemi dëgjuar kohë më parë, se Bugatti do ta sjellë një makinë të fuqishme, ndërsa para disa ditësh, u shpërndanë pamjet, që tregon se ky model është bazuar në EB110 SS dhe do të ketë shumë fuqi, transmeton Telegrafi.
Me këtë model, që ishte më i shpejti pas vitit 1990, do të nderohet themeluesi Ettore Bugatti, në 110 vjetorin e lindjes, andaj edhe është quajtur Centodieci, që në gjuhën italiane nënkupton 110.
Dizajni i Centodieci lë të kuptohet se ka ngjashmëri të madhe me EB110 SS, duke filluar nga forma e patkoit në pjesën e përparme, përmasat e njëjta në të gjitha anët si dhe hapësira me tri ndarje për hyrje të ajrit.
Centodieci e ka motorin me 8 litra VV16 që prodhon 1,600 kuaj fuqi, që është për 100 kuaj fuqi më shumë se Chiron. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ë zë për 2.4 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të limituar në 380 kilometra në orë.
Ndryshe nga La Voiture Noire që ka ngjyrë të zezë, Centodieci është me ngjyrë të bardhë. Si pjesë e edicionit të limituar, Bugatti Centodieci vjen në dhjetë njësi që kushtojnë nga tetë milionë euro.
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...
Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë ...
Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milionë shikime të ...
Policia prezanton punën dhe aktivitetet policore në veri
Policia shqiptoi 1 mijë e 258 gjoba për një javë në Gjilan
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...