Google ADS

Tuchel: Neymar mund të mbetet te PSG

16:25 | 17 Gusht 2019
Arbresh Info

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se braziliani Neymar mund të qëndrojë me kampionët e Ligue 1 edhe këtë sezon.

28-vjeçari është lidhur shumë me një rikthim te Barcelona këtë verë, me rivalët e La Ligës, Real Madrid, që gjithashtu raportohej se po shqyrtonte një ofertë për ish-lojtarin e Santosin.

Sidoqoftë, ish-trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel konfirmoi se ai nuk do të ketë asnjë problem të luajë me Neymarin këtë sezon nëse mbetet në Francë.

“Për momentin, nuk ka ndonjë përditësim, pasi situata është midis tij dhe klubit”.

“Nëse nuk ka zgjidhje për situatën, atëherë ai do të qëndrojë, pasi i kanë mbetur tre vjet në kontratën e tij”.

“Ne jemi një ekip më i fortë me Neymarin pjesë e jona”, ka thënë trajneri Tuchel.

PSG fillon mbrojtjen e titullit në Ligue 1 me një udhëtim në Rennes më 18 gusht, dhe pavarësisht se u kthye në stërvitje pas një dëmtimi në këmbë, megjithatë ai nuk është përfshirë në skuadër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme