India rikthen pjesërisht valët telefonike në Kashmir

16:07 | 17 Gusht 2019
Arbresh.info

Autoritetet indiane kanë thënë se i kanë rikthyer në funksion shërbimet kryesore të telekomunikimit në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Zyrtarët thanë se megjithatë, shërbimet e internetit dhe valëve telefonike për telefona mobilë mbetet jashtë funksionit.

Shumica e pjesës së Kashmirit nën kontrollin indian ka mbetur e izoluar pasi kryeministri i Indisë, Narendra Modi, vendosi t’ia heq këtij rajoni statusin e veçantë më parë gjatë këtij muaji.

Qindra njerëz, përfshirë disa politikanë lokalë, janë duke u mbajtur të paraburgosur nga autoritetet e sigurisë.

Qeveria indiane ka njoftuar se shkollat dhe zyrat qeveritare do të rihapen të hënën, ndërsa shumica e linjave telefonike do të vihen në funksion deri të dielën në mbrëmje.

Valët për telefona dhe internet janë ndërprerë pasi kryeministri e largoi nga kushtetuta nenin 370, i cili ia garantonte Kashmirit statusin e autonomisë.

Të premten, Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara diskutoi për Kashmirin për herë të parë pas pesë dekadash. Takimi u mbajt me kërkesën e Pakistanit dhe Kinës, ndërsa India e kritikoi këtë organizimi, duke thënë se Kashmiri është çështje e brendshme, shkruan “BBC”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme