Kurti bën homazhe tek varri i Fazli Greiçevcit

14:12 | 17 Gusht 2019
Arbresh.info

Një delegacion i Vetëvendosjes i prirë nga kryetari Albin Kurti bëri homazhe tek varri i mësuesit, Fazli Greiçevci ,në Sankofc të Drenasit.

Këtë e bën të ditur nga VV-ja në faqen zyrtare të tyre në rrjetin social Facebook.

Nga VV thanë se Greiçevci ishte bërë simbol i angazhimit për çlirim kombëtar.

“Fazli Greiçevci përveç angazhimit në punë ishte pjesë e grupeve ilegale të asaj kohe që për qëllim kishin vetëvendosjen për Kosovën dhe bashkimin me Shqipërinë”.

“Ai ishte pjesëmarrës në mbledhjen e shtatorit të vitit 1963 ku u themelua organizata e fshehtë atdhetare e quajtur, “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ e cila udhëhiqej nga veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi”, thuhet në shkrimin e VV.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme