Pamje nga nxjerrja e trupave të punëtorëve nga rrëzimi i skelës

13:06 | 17 Gusht 2019
Arbresh.info

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 15:00 të 16 gushtit, në pallatin nr 2 të rrugës “Faik Konica” në Tiranë.

Punëtorët po kryenin punime në fasadën e jashtme të pallatit 13 katësh. Do të bëhej veshja e tij me sistemin termoizolues (kapot). Puna ishte marrë përsipër nga firma “Xhimi” me administrator e drejtues teknik punimesh, Xhimi Tanushi, (i arrestuar) . Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator Petrit Syla (në kërkim) dhe drejtues teknik të punimeve e montimit të skelës Inxhinierin Ilir Bendo, (i arrestuar) ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Në pamjet e siguruara nga RTV Ora duket fillimisht një koleg që përpiqet të largojë hekurat e skelës të cilët kanë zënë poshtë punëtorin. Më pas vijnë forcat zjarrfikëse të cilët largojnë hekurat dhe dërrasat dhe nxjerrin trupin e pajetë.

“Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për t’i nxjerrë pasi janë poshtë skelës së rrëzuar. Njërin e nxori policia tani të pajetë, po punohet dhe për nxjerrjen e tjetri. Dyshohet të ketë ndërruar jetë” raportonin dje gazetarët rreth orës 15:53 minuta.

Dy punëtorët Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç humbën jetën ndërsa u plagosën Genti Bardhi 29 vjeç, Altin Marku 36 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç.

Ne lidhje me ngjarjen sot u njoftua arrestimi i Xhimi Tanushi 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi”, njëkohësisht administrator i kësaj firme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Arrestohet Ilir Bendo 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”, në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Në kërkim u shpall Petrit Syla me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme