SHBA nxjerr urdhër për të sekuestruar supertankerin iranian

10:56 | 17 Gusht 2019
Arbresh.info

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka lëshuar një urdhër për të sekuestruar tankerin iranian të naftës, një ditë pasi një gjykatës në Gjibraltar kishte vendosur për ta liruar.

Grace 1, që bartë 2.1 milionë fuçi të naftës, është ndaluar me 4 korrik nën dyshimin se po transportonte jashtëligjshëm naftë në Siri, transmeton portali arbresh.info.

Një përpjekje ligjore e minutës së fundit nga SHBA-të për të mbajtur të ndaluar tankerin është refuzuar nga Gjibraltari.

Irani më parë e quajti ndalimin e Grace 1 “një përgjim të paligjshëm”.

Dy javë pasi Grace 1 ishte sekuestruar, më 19 korrik, Irani kapi tankerin me flamur britanik Stena Impero në ngushticën e Hormuzit.

Megjithëse Irani pretendoi se anija kishte shkelur “rregullat detare ndërkombëtare”, kapja e Stena Impero besohej gjerësisht se ishte një akt hakmarrjeje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme