Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk do të dekretojë një datë për zgjedhje të parakohshme në Shkodër pas heqjes dorë nga marrja e mandatit prej Valdrin Pjetrit.
I pyetur nga Top Channel, zëdhënësi Presidencës, Tedi Blushi tha: “Zgjedhjet vendore janë më 13 tetor për të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën. Këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme vendore përpara nesh”.
Neni 10 i Kodit Zgjedhor dhe neni 115 i Kushtetutës thekson se në rast të ndërprerjes së mandatit të të zgjedhurit vendor, Presidenti i Republikës cakton dekretin për zhvillim e zgjedhjeve të parakohshme jo më vonë se 48 orë nga marrja e vendimit. Por presidenti Meta nuk e njeh procesin e dorëheqjes së Pjetrit për shkak se u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat u shfuqizuan me dekret.
Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e mandatit të kryebashkiakut pas publikimit të dokumentave nga opozita, në të cilat rezultonte i dënuar në Itali në vitin 2003 për shpërndarje droge.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj