Burrat i bëjnë gratë për spital Dhuna familjare në Kosovë, respektivisht ndaj grave po vazhdon të jetë njëra nga dukuritë më sfiduese për organet e rendit dhe ligjit në vend. Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës i së premtes përmban gjashtë raste të regjistruara të dhunës, ku kryesisht raportohet për sulmin fizik që burrat e ushtrojnë ndaj grave të familjeve të tyre. Në rajonin e Prishtinës, një rast i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur në Drenas.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 20:00. “Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij”, thuhet në raport. Sipas PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Në anën tjetër, vetëm në rajonin e Prizrenit janë regjistruar katër raste të dhunës ndaj grave. Në qytetin e Prizrenit, një qytetar i komunitetit rom e ka rrahur vajzën e tij, së cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Dy gra të tjera në Suharekë, janë viktima të rrahjeve. Sipas raportit policor, në rastin e parë, një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Edhe ky i dyshuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, rasti i dytë në këtë komunë, ka të bëjë me atë se si një burrë e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait.
“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në të dhënat e PK-së. Edhe një rrahje tjetër ndaj një gruaje ka ndodhur po ashtu në Prizren, ku një pjestar i komunitetit rom, ka rrahur një grua, së cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Pa raste të dhunës në familje nuk ka mbetur as Deçani. Sipas Policisë së Kosovës, një person është arrestuar në Deçan pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nga rasti në fjalë nuk raportohet për të lënduar, përderisa i dyshuari vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Një javë më parë, qyteti i Prizrenit u trondit nga vrasja e një gruaje nga i dyshuari bashkëshorti i saj. Mëngjesin e 7 gushtit, një 61 vjeçar dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, pasi kjo e fundit kishte kërkuar të ndahet nga ai për shkak të disa konflikteve verbale që kishte kohët e fundit ndërmjet tyre. Gruaja nga Prizreni dyshohet se është qëlluar për vdekje me 15 plumba.
Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, kishte thënë për kallxo.com se i dyshuari ka telefonuar vetë policinë pasi dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij, ndërsa për të njëjtin është kërkuar masa e paraburgimit. Në anën tjetër, një raport i OSBE-së thekson se 13 vdekje të grave kanë ndodhur nga mbi 1 mijë raste të dhunës në familje gjatë periudhës janar-shtator 2018 në Kosovë.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...