Google ADS

Aksidentet, ekspertët: Gjobat nuk dhanë efekt

23:24 | 16 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Gjatë kësaj jave kanë ndodhur me dhjetra aksidente rrugore, por pesë prej tyre kanë qenë me pasoja fatale. Dy nga pesë viktimat e fundit të aksidenteve rrugore ishin këmbësorë.

Ekspertët e sigurisë rrugore japin alarmin pasi edhe pse viktimat nga aksidentet por edhe të gjymtuarit, janë si një ”bilanc lufte” dhe se askush nuk mban përgjegjësi.

“Autoritetet duhet të bëjnë një studim. Askush nuk analizon rastet e aksidenteve”, thotë eksperti rrugor Gëzim Hoxha. Sipas tij, Policia Rrugore nuk është e aftë që të kryejë këto studime, ndaj duhet të ngrihet një autoritet përgjegjës për sigurinë në rrugë. ”Duhet të ngrihet një autoritet i sigurisë rrugore. Nuk bëhet kjo punë me gjoba. Kanë ashpërsuar gjobat por asgjë nuk po përmirësohet, bilanci është aty, viktimat aty. Po vijnë e po shtohen”.

Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar masat për këtë sezon veror, aksidentet çdo ditë vazhdojnë të përgjakin rrugët e Shqipërisë. Por për ekspertin e sigurisë, renditen disa shkaktarë, duke nisur nga problematika në infrastukturë, mungesa e sinjalistikës, por sipas tij faktoi njeri është kryesori, pasi nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

“Pijnë, rrinë deri vonë nëpër lokale, janë të përgjumur”. Nga të dhënat e Institutit të Statistikave, për 6-mujorin e parë të 2019 ka një rënie të numrit të aksidenteve por një shtim të personave që kanë humbur jetën. Gjatë periudhës Janar – Qershor, sipas INSTAT, numërohen 714 aksidente, ku kanë humbur jetën 102 persona, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin 98 viktima.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme