Qindra të rinjë dhe të reja i janë bashkuar sot PDK-së. Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli duke u uruar mirëseardhje anëtarësimeve të reja, ka thënë se bashkë me ta do të ndertohet një e ardhme më e mirë.
Sipas tij, në qeverisjen e ardhshme të PDKse, të rinjtë do të kenë një vend të veçantë.
“Partia Demokratike e Kosovës sa vjen e rritet. Dita ditës ka anëtarë të rinj që i bashkohen forumit tonë të grave dhe forumit të rinisë sepse janë të bindur që ne kemi politikat më të mira për këto dy segmente të shoqërisë. Po ashtu e dinë mirë që brenda partisë sonë kanë rol domethënës dhe zëri i tyre mund të dëgjohet. Unë i sigurova që të njëjtën peshë do ta kenë edhe në qeverisjen time të ardhshme. Bashkë me këta anëtarë të rinj ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë” ka shkruar Veseli në Facebook.
Milaim Zeka këndon ezan në Big Brother, shprehet edhe kundër...
Rey Manaj filloi rikthimin te Sivasspori, për ta përmbysur A...
Osmani takohet me Orav, flasin rreth rëndësisë së vizitës të...
Akuza për abuzim seksual ndaj prokurorit të Hagës
Ndikimi i Rusisë i pranishëm në prag të zgjedhjeve të rëndës...
LDK: Pushteti aktual po tregon paaftësi të thellë dhe dështi...