Telefoni Galaxy Note 10 shfrytëzohet më lehtë nga ata që përdorin dorën e majtë

19:19 | 16 Gusht 2019
Arbresh Info

Samsung Galaxy Note 10 dhe 10+ do të lansohet më 27 gusht, mirëpo që tani kemi shumë informata për këtë telefon që do të ketë ngjyrë Aura Glow dhe linja shumë më të fryra.

Tashmë e dimë që është hequr pjesa për lidhje me kufje, derisa vazhdon të mbetet lapsi S-Pen, por është butoni i ndezjes që u largua nga ana e djathtë dhe është nvënë në anën e majtë, pak më poshtë se butoni i kontrollit të zërit, transmeton Telegrafi.

Kjo do t’i gëzojë më së shumti ata që e përdorin dorën e majtë, meqenëse për vite me radhë kanë prekur në anën e tyre të përshtatshme të telefoni, sikur në iPhone dhe nuk kanë gjetur asgjë. Mësimi i përdorimit të dorës së djathtë, që të kryhet ky proces nuk është i pamundur, mirëpo merr kohë, derisa tani është shumë thjeshtë.

Njëherë e përgjithmonë, të gjithë ata që përdorin dorën e majtë, me nuk do të jenë qytetarë të dorës së dytë, meqë me të njëjtin buton të ndezjes mund të aktivizojnë edhe Bixby, në mënyrë më praktike dhe të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme