Google ADS

Hoxhaj, Gjuriqit: Profesion të vjetër e keni falsifikimin e historisë

19:11 | 16 Gusht 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës në largim, Enver Hoxhaj, i ka reaguar Marko Gjuriqit, të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovë në Serbi, i cili ka thënë se Novobërda nuk do të jetë kurrë monument i Kosovës.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se serbët gjithmonë e kanë pasur profesion të vjetër falsifikimin e historisë.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Përveç projekteve të njohura botërisht shoveniste të serbëve, i njohur tashmë është edhe njëri ndër profesionet më të vjetra serbe dhe një nga misionet politike e kombëtare – falsifikimi i historisë! Atëherë kur ju kanë munguar njerëzit kompetentë në fushën e historisë ata kanë gjetur ca historianë mediokër që i kanë vënë në shërbim të politikës së ditës dhe ideve shoviniste e ekspansioniste.

Shpikja e radhës e ‘shkencëtarëve’ serbë doli këto ditë nga ligjerata e të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq. ‘Profesori’ Gjuriq në vazhdën e përpjekjeve për të përvetësuar trashëgiminë kulturore të Kosovës, në ‘ligjeratën’ e tij paska thënë se në Novobërdë ‘kanë jetuar sasët, grekët, dubrovnikasit’, duke mos përmendur fare shqiptarët!

Kjo metodë e propagandimit serb është e vjetër dhe e dalur boje! Novobërda është sa shqiptare, po aq edhe multikulturore, latine, katolike e ortodokse, sa e lindjes aq e perëndimit! Historikisht aty jetuan shqiptarë, serbë, turq, latinë, dalamtë, grekë e hebre.

Pse dikush në shekullin 21 pretendon se është serbe? Nëse falsifikimi i historisë serbëve ju ka hy në punë për përfitime politike, për realizimin e ideve ekspansioniste karshi popujve fqinj, nuk mund ta politizojë askush historinë e Novobërdës dhe të falsifikojë të kaluarën e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme